Përplasje me armë në Tiranë, identifikohet njëri nga të plagosurit. Ja emri

745
Sigal
Një përplasje me armë ka ndodhur në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë. Deri më tani mësohet se dy persona janë plagosur me armë, fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht ata janë zënë me fjalë e grushte dhe më pas janë nxjerrë armët nga brezi. Ka pasur disa të shtëna, duke u plagosur dy persona.
Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Gjon Pelivani. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Për personin tjetër të larguar me një makinë private, për momentin nuk ka asnjë informacion.