Përplasi të riun dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

386
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.