Përplaset me betonin e autostradës, humb jetën i riu në Fier

527
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Një 26-vjeçar teksa drejtonte mjetin e tij Benz në fshatin Baltëz, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me betonin e mbikalimit të autostradës.
“Në datën 26.12.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Baltëz, shtetasi J.I, 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targe AA 045 PU ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.
Sigal