Përmet/ 16-vjeçari bie nga ura teksa ngiste motoçikletën, grupi hetimor mbërrin në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur para disa minutash në hyrje të Piskovës në Bashkinë Përmet.

Një 16-vjeçar teksa po ngiste një motoçikletë me katër rrota, ka rënë nga ura në aksin nacional Këlcyrë-Përmet. 16-vjeçari ka rënë nga një lartësi 5 metra së bashku me motoçikletën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se 16-vjeçari ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi. Ndërkaq, motoçikleta është në flotën e motoçikletave që jep me qera kryetari i Njesisë Administrative të Piskovës, Juxhin Pasho.

Sigal

Mbetemi në pritje të informacioneve të mëtejshme.