Përfshihet nga flakët servisi në Durrës, lëndohet punëtori, çfarë dyshon policia

34
Sigal

Mbrëmjen e së martës është përfshirë nga flakët një servis në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit.

Dyshohet që shkak është bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit.

Si pasojë, një punëtor është lënduar lehtë, por pa rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat u regjistrua ngjarja.