Përfshihet nga flakët kodra përballë plazhit në Ksamil

169
Sigal

Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se zjarri po vijon prej disa minutash dhe janë djegur disa hapësira me pemë dhe shkurre.

Tymi arrin të shikohet nga turistët në plazhin e Gjirit të Hartës dhe nga “Pulëbardhat”. Mësohet se, zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët.