Kati i katërt i “Hotel Tirana” është përfshirë nga flakët, pasditen e sotme. Siç shihet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran, në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa priten që polica të hetojnë më shumë rreth kësaj ngjarje. Kujtojmë që pak ditë më parë kompleksi i banimit pranë QSUT-së u përfshi nga flakët, ndërsa dhjetra apartamente u shkrumbëruan plotësisht.





















