Peqin/ Aksident i rëndë, humb jetën 55-vjeçari

247
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Elbasan-Peqin.

Një makinë tip ‘Suzuki’ është përplasur me një ‘Benz’ që drejtohej nga një shqiptrar i Maqedonisë, i cili kishte ardhur me pushime në Shqipëri.

Sipas policisë ka humbur jetën 55-vjeçari Agim Neziri, banues në Tiranë.

Policia e Peqinit/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip ‘Suzuki’ me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A. N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip ‘Suzuki’, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.