Operacioni në Shkodër, RENEA qëllon për vdekje vrasësin

454
Pas pothuajse 12 orësh operacion për kapjen e autorit të vrasjes së kreut të FNSH-së së Shkodrës, RENEA më në fund i është kundërpërgjigjur Ruzhdi Arishtës këtë mëngjës.
Sipas informacioneve nga terreni, RENEA ka mundur ta qëllojë Arishtën, duke e lënë të vdekur. 56-vjeçari fshihej në aneksin e banesës që prej natës së mbrëmshme dhe nuk ka pranuar të dorëzohej.
Në këtë mënyrë, RENEA ka pritur deri në zbardhjen e ditës dhe më pas ka ndërhyrë duke u futur në banesë.
Arishta ka qëlluar sërish sot ndaj RENEA-s në orën 7:00, kur nisi mësymja. RENEA iu kundërpërgjigj me zjarr duke e lënë të vrarë.
Ruzhdi Arishta, 56 vjeç plagosi dje pas një sherri për gardhin, fqinjin e tij 21-vjeçar dhe më pas, gjatë fshehjes nga policia, qëlloi me breshëri automatiku, kreun e FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjetën.
Sigal