Ngjarje e rëndë në Koplik, burri vret gruan

535
Një krim i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Koplik, ku kemi të bëjmë sërish me një vrasje brenda familjes.
Burri ka goditur në kokë për vdekje gruan e tij, shtetasen Lumbie Bajarkurtaj. Ende mbetet e paqartë nëse është përdorur një armë zjarri apo sende të forta, konkretisht një sopatë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur të kapë shtetasin me inicialet Y. Bajakurtaj.
Si shkak i konfliktit dhe vrasjes së rëndë, dyshohet të ketë qenë xhelozia e bashkëshortit ndaj gruas së tij.
Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur dhe këto janë detajet e para.
Sigal