Nëna e Florencit tregon kur foli me të për herë të fundit: Ma ka vrarë policia franceze

557
Laureta Beqiri, nëna e Florenc Beqirit, 23-vjeçarit nga Shkodra, ka folur në kulmin e dhimbjes së saj për fatkeqësinë që u ndodhi. Ajo tregon se ka folur me të birin në 8 dhjetor 2017 për herë të fundit. 
Familja Beqiri ka hapur sot dyert e mortit, një dite pas kobit që mori për vdekjen e të birit. Nëna e Florenc Beqirit, Laureta Beqiri dhe gjyshja Fife Rexha reagojnë pas ndarjes nga jeta të Florenc Beqirit në Francë, raporton panorama. Nëna e tij mes lotësh ka dyshime se Florencin e ka vrarë policia franceze ose te burgosurit. Ajo thotë se Florenci ka qënë rreth një muaj në burg.
“Hera e fundit kur kam folur me djalin ka qënë data 8 dhjetor. Më pas njehere familjaret kane folur me nje polic te burgut i cili i ka thene Florenci ka shkuar u dhunuar ne spital”­ tregon ajo.
Nëna e Florencit thote se burri i saj e ka gjetur djalin të dhunuar në spital. “E gjeti të dhunuar në spital, me tela në mish”­ tregon ajo. 
Familjarët kaëe dyshime se mjekët francezë i kanë hequr tubat e oksigjenit ndërsa edhe gjyshja e tij dyshon se është një vrasje në bashkëpunim mes policisë dhe spitalit për të fshehur ngjarjen.
Familja Beqiri kërkon drejtësi dhe të zbardhet ngjarja. Po ashtu i bën apel shtetit që të sjellin trupin e Florencit, sepse nuk kanë mundësi.
Sigal