Në pranga 16 vjeçari, goditi me qytë pistolete bashkëmoshatarin

544
Policia e Durrësit ka shmangur një konflikt me armë mes dy të miturve. Një 16-vjeçar me iniciale SH.M nxënës në klasën e 10 në shkollën e mesme”Besnik Hidri” Shënavlash është goditur me qytë pistolete nga bashkëmoshatari i tij E.Z në afërsi të shkollës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. SH.M ka bërë kallëzim menjëherë në polici dhe blutë kanë vënë në pranga E. Z.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Fiat” pa targa i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “EKOL”, kalibër 6.35 mm të cilën e mbante pa leje.
Ndërkohë, policia shton se shtetasi E.Z gjatë kësaj periudhe ka qenë në shërbim prove, pasi më datë 24.03.2015 në shkollën”Besnik Hidri” në bashkëpunim më një nxënës tjetër kanë çarë gomat e tre mjeteve të mësuesve të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal