7 persona në pranga, 2 të vdekur, bilanci i operacionit në Paris

478
Të shtëna me armë zjarri janë shkëmbyer në periferit të Parisit, pasi policia anti-terror rrethoi një apartament ku besohet të jetë fshehur organizatori dhe financuesi i sulmeve të së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud.
Të shtënat janë shkëmbyer ndërmjet tre terroristëve të dyshuar dhe policisë gjatë operacionit të policisë në zonën e quajtur Saint Denis, që filloi rreth orës 4.30 të mëngjesit.
Raportet tregojnë se objektivi i rrethimit të policisë është Abdelhamid Abaaoud. Më parë mendohej se ai ndodhej në Siri.
Kanali francez i lajmeve BFMTV, thotë se besohet se bashkë me Abaaoud-in fshihen edhe i kërkuari kryesor nga policia franceze, Salah Abdeslam, si dhe një xhihadist tjetër i paidentifikuar.
Ne te majte:Abdelhamid Abaaoud ; Ne te djathte: Salah Abdeslam
Sipas gazetës franceze Le Monde burimet policore flasin per 2 persona të vdekur nga operacioni
Të shtëna me armë zjarri dhe të paktën 7 shpërthime të vogla, të shkaktuara nga granada dore janë dëgjuar teksa rrethimi vazhdon.
Banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe larg dritareve. Disa të tjerë janë evakuuar në strehime të përkohëshme. Policia ka konfirmuar se tre prej oficerëve janë lënduar.
Mediat franceze në fillimisht raportuan se bastisja ishte pjesë e një operacioni për të kapur të dyshuarin e nëntë të përfshirë në sulmet terroriste natën e së premtes në kryeqytetin francez, i cili mendohet të jetë në arrati.
Në vendngjarje kanë ardhur dhe forcat speciale SWAT të cilat kanë rrethuar zonën me dhjetra makina dhe furgonë policie.
Ora 11:30 – Përfundon operacioni i policisë në Saint Denis
Ka përfunduar operacioni i policisë franceze që nisi këtë mëngjes në zonën Saint Denis në periferi të Parisit për kapjen e personave që dyshoheshin të kishin lidhje me sulmet e së premtes në kryeqytet.
Ministri i Brendshëm francez u bëri thirrje 15-20 mijë njerëzve që jetojnë në atë zonë që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
7 persona u arrestuan nga bastisja, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Një grua hodhi veten në erë me eksploziv, dhe përveç saj raportohet edhe për një person tjetër të vdekur.
Nga operacioni u plagosën disa oficerë policie.
Sigal