Në kërkim për zhvatje, drogë dhe kanosje/ Shqiptari kapet në flagrancë në aeroportin Orio al Serio të Italisë, në banesë i gjendet kokainë

9
Sigal

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptarë në aeroportin Orio al Serio të Italisë. Shqiptari i arrestuar ishte në kërkim nga Prokuroria e Cremonese-s. Ai kërkohej për zhvatje, drogë dhe kanosje.

Shqiptari u ul në aeroport pa e ditur se e prisnin agjentë të Komisariatit të Policisë dhe Policisë Kufitare. Arrestimi është rezultat i një hetimi kompleks të zhvilluar muajt e fundit. Nga hetimet u bë e mundur konstatimi i pjesëmarrjes së burrit, së bashku me tre subjekte të tjerë me kombësi italiane dhe të huaja, në një sërë krimesh të rënda.

Nga veprimet hetimore u zbulua sjellje që i atribuohet zhvatjes, trafikut të drogës, përndjekjes së një viktime banuese në zonën e Cremonese-s dhe mbajtjes pa leje të një lënde shpërthyese të bërë vetë. Rrezikshmëria e subjektit dhe serioziteti i krimeve të kontestuara ka bërë që Autoriteti Gjyqësor të nxjerrë urdhrin e arrestit në burg.

Burri, pa leje të qëndrueshme, hynte dhe dilte nga territori italian. Pavarësisht lëvizshmërisë së tij, ai nuk kishte reshtur asnjëherë së kërcënuari viktimën, të cilës vazhdonte t’i kërkonte shuma të mëdha parash. Një vit më parë, shtetasi shqiptar kishte porositur një të njohurin e tij, me të cilin qëndronte herë pas here në Itali, që të mblidhte një shumë parash nga e njëjta viktimë. Burri, megjithatë, u kap në flagrancë pikërisht në momentin që po merrte paratë.

Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë çoi në zbulimin e rreth 50 gramë kokainë, hashash dhe një mjet shpërthyes të bërë vetë, që përmbante pluhur shumë të rrezikshëm, i cili sipas hetuesve, mund të ishte përdorur për të frikësuar ose dëmtuar viktimën.