“Nderojmë sakrificën e saj”-Ambasada amerikane reagon pas humbjes së jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni

Ambasada amerikane në Tiranë reagon pas humbjes së jetës së ushtarakes shqiptare me mision në Letoni dhe plagosjes së dy kolegëve.

Ambasada i shpreh ngushëllimet familjes së saj.

Sigal

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Pas shpërthimit të minës, kanë mbetur të plagosur edhe dy kolegë të saj, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.