Ndahet nga jeta këngëtari i mirënjohur korçar, mikesha e tij moderatore i dedikon fjalë prekëse

Është ndarë sot para kohe nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, këngëtari i njohur i serenatave korçare, Genci Kadilli. Lajmi është bërë i ditur nga miq të Genci Kadillit, në rrjetet sociale.

Genci Kadilli ishte një këngëtar i njohur në qytetin e Korçës, dhe më gjerë, ku spikaste me serenatat e tij. Mes miqve të këngëtarit, që dhanë lajmin e trishtë, ishte edhe moderatorja e njohur Suela Demiri.

Sigal

Suela ka ndarë pak çaste më parë disa imazhe me të ndjerin, Genci Kadilli, kur kishte kënduar bashkë me të serenatat korçare, si dhe ka përcjellë lajmin e trishtë, shoqëruar me një mesazhi ngushëllimi.

“Sot Korça humbi një shpirt të mrekullueshëm dhe unë një mik të mirë. Por, askush nuk shuhet, sa kohë nuk e harrojnë. Genci, ti do jetosh mes nesh sa të jetojë kitara dhe serenata”, shkroi në mesazhin e saj, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Suela Demiri.