Motrat Kajtazin/ Gjykata lë në burg Orialda Kajtazin, ‘detyrim paraqitje’ për motrën tjetër

428
“Burg pa afat”, është masa e arrestit që Gjykata e Durrësit ka dhënë ndaj 18-vjeçares, Orialda Kajtazi, masë e cila është kërkuar nga Prokuroria. Sipas organit të akuzës, Orialda është person i rrezikshëm, e për pasojë duhet të qëndrojë e izoluar. Ndërkohë për motrën e saj më të vogël, është kërkuar “detyrim paraqitje”. Gjyqi është bërë nën praninë e psikologes. Në seancë, Orialda ka thënë se nuk ka pasur si qëllim që të vrasë prindërit e saj, por t’i qetësojë. “Nuk iu kemi hedhur ilaç prindërve për t’i mbytur, por për t’i qetësuar”, tha 18-vjeçara në gjyq.
Motrat mbrohen nga një avokat i përcaktuar nga shteti. Ky i fundit ka thënë se janë të traumatizuara dhe se duhet një masë më e lehet dënimi. Orailada dhe K.Kajtazi nuk kanë preferuar që të përshëndeten me prindërit e tyre në sallën e gjyqit. Ato kanë mbajtur një qëndrim të ftohtë, ndërkohë që gjatë gjithë seancës nuk ia kanë shkëputur dorën njëra-tjetrës. Pasi gjykata ka dhënë masat e sigurisë ndaj tyre, e vogla, K.Kajtazi, 14 vjeç, është përlotur. Oraildia dhe K.Kajtazi akuzohen për për vjedhje dhe shkatërrim të pronës me zjarr.
Sigal