Morinë/ Arrestohet Kosovari i dënuar nga Zvicra për trafik droge

393
Një 46-vjeçar shqiptar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia kufitare e Morinës. Sokol Maliqaj u kap nga policia duke hyrë për në Shqipëri dhe gjatë verifikimit rezultoi se kërkohej nga autoritetet zvicerane.
Interpoli i Bernit e ka shpallur në kërkim në muajin mars të këtij viti, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar në vitin 2003 me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Pas ndalimit në doganën e Morinës, Sokol Maliqaj do t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës, e këto të fundit më pas atyre zvicerane për të vuajtur dënimin. 
Sigal