Mirditë/ Asgjësohen 2374 bimë narkotike, në kërkim kultivuesit

414
Policia ka asgjësuar pasditen e sotme 2 374 rrënjë kanabis sativa në zonën e Fanit në Mirditë. Pas një kontrolli të imët në këtë zonë u konstatuan gjashtë parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të kanabis sativa, me gjatësi 80-2m, që u asgjësuan në vend me anë të djegies. Nga ana e punonjësve të policisë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal