Me doza kokaine për shitje, arrestohet i riu në Peshkopi

135
Sigal

Një person është arrestuar ditën e sotme në Peshkopi për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se i riu me iniciale A.A gjatë kontrollit i janë gjetur në trup doza kokainë gati për shitje.

Njoftimi i Policisë:

Në pranga ra shtetasi A. A, i cili dyshohet se shpërndante doza të lëndës së dyshuar narkotike, në territorin e qarkut Dibër.  Gjatë kontrollit, i është gjetur e fshehur në trup, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.