Mbyti gruan me shall dhe fshehu krimin, ja sa vite u dënua sot burri vrasës

347
Sigal

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg për 35 vitet e ardhshme, shtetasin Namik Velaj, i cili mbyti gruan e tij dhe më pas tentoi të fshihte ngjarjen.

Bashkë me Velaj-n, Gjykata dënoi me dy vite burgim edhe shtetasin Ilir Tanku, i cili punonte si mjek në qendrën shëndetësore të qytetit të Patosit, pasi i gjet fajtor për shpërdorim detyre. Por Gjykata ka vendosur në fund ta pezullojë vendimin dhe ta dënojë me 4 vite shërbim prove.

Vrasja për të cilën akuzohet Velaj ndodhi më janar të vitit 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të vitit 2018.

Në fillimi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale version që u konfirmua edhe nga mjeku Ilir Tanku.

Por sipas prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë hedhur dyshime për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici.

Vetëm pas 1 viti hetimi, u zbulua se Velaj, e kishte mbytur bashkëshorten dhe për të fshehur krimin rreth qafës i kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.