Mbytet një pushues në plazhin e Velipojës

228
Sigal

Një 75-vjeçar nga Kosova, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Shqipëri është mbytur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Velipojës.

Mësohet se 75-vjeçari, është ndjerë keq në momentin që është futur në ujë. Të afërmit dhe njerëzit aty pranë, kanë shkuar që ta ndihmojnë.

I moshuari nga Kosova është nxjerrë me shenja jete nga uji, por gjendja e tij shëndetësore është komplikuar më tej dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i pushuesit, ndërkohë që trupi i tij po dërgohet në morgun e spitalit të Shkodrës.