Itali/ Në pranga 2 trafikantë shqiptarë me 2 kg kokainë

441
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e Breshias pasi po transportonin 2 kg kokainë me makinë, shkruan Corriere della Sera.
Njëri nga dy trafikantët, ra pre e pasionit të tij për motorrat, raporton Guardia di Finanza. Hetimet nisën kur autoritetet lokale kanë vënë re disa herë një motoçikletë të parkuar në zonën Concesio.
Numri i targës – Motorri ishte pronë e shqiptarit L.J. 39 vjeç, banues në Parmigiano, me precendentë të mëparshëm e që për momentin ishte i papunë. 39-vjeçari kishte nofka të ndryshme dhe kishte qenë dhe më parë i arrestuar për lidhje me krimin e organizuar.
Policia vendos ta ndjekë – Ditën e 21 korrikut i humbi nga gjurmët në autostradën A21. Kjo bëri që policia ta monitoronte autostradën për 24 orë dhe pasditen e 23 korrikut, 39-vjeçari u vu re përsëri nga policia me motoçikletën e tij.
Sigal