Sigal

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital një prej të plagosurve në Mat, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj  ngjarjeje të rëndë.

Kujtojmë se më herët Erzen Alija u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur që t’iu shpëtojë dot plagëve të marra.

Në këtë ngjarje të rëndë ndërroi jetë menjëherë shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.

Autori i kësaj ngjarjeje Kujtim Koxha u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zonë, Ai mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja.

Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka pasur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.