Makina përplaset me motoçikletën në autostradën Vlorë-Fier, 1 i plagosur

102
Sigal

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur këtë pasdite në autostradën Vlorë-Fier.

“Rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip ‘Renault’ me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor”, njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.