Makina përplas biçikletën në Maliq, ndërron jetë 65-vjeçari

125
Sigal

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

65-vjeçari u dërgua në spitalin e Korçës ku ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.