Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi 21-vjeçar dhe pasagjeri

495
Sigal

Një automjet është përplasur me bordurën anash rrugës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Papër. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i bllokuar brenda mjetit drejtuesi.

Për të bërë të mundur nxjerrjen e tij drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar, policia dhe zjarrfikësja të cilët pasi e kanë nxjerrë e kanë transportuar në ambulancë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia në rrugë.

Policia sakaq pohon se “në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, shtetasi A.H.,rreth 21 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me mbrojtesen metalike anësore, të rrugës .

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi G.B., rreth 26 vjeç, banues në Elbasan, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, shtetasi A.H.,rreth 21 vjeë, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, të rrugës .

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi G.B., rreth 26 vjeç, banues në Elbasan, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.