Lushnje/ Motori përplas biçikletën, plagosen rëndë dy persona

478
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ku një motor ka përplasur një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Karabunarë-Stan.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit, ai i motorit dhe ai i biçikletës. Ky i fundit është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ai quhet Tahir Uka, 60 vjeç dhe është transportuar në spitalin e Lushnjes me urgjencë. Shkak i aksidentit ka qenë prerja e rrugës nga biçikleta ndaj motorit.