Lushnje, asgjësohen 800 rrënjë kanabis, arrestohen 2 persona

447
Policia e Lushnjes ka asgjesuar në Lushnje rreth 800 rrenjë bimë narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që kishin kultivuar në banesat e tyre, në vazo lulesh bimët narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
Dhimitraq Prifti 49 vjeç, lindur në Bubullimë e banues në Kolonë të Lushnjes dhe Teuta Trifoni, 38 vjeç lindur në Karavasta dhe banuese në Kolonë të Lushnjes u arrestuan në flagrancë nga Komisariati i Policisë Lushnje.
Në bazë të informacioneve të marra nga policia të dy kishin kultivuar në bashkëpunim me njëri tjetrin rreth 800 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa
Sigal