Polici përplas për vdekje 8 vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë në spital

387
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë, ku një punonjës policie duke ecur me shpejtësi të lartë ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeçar.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Paskuqan, para derës së shtëpisë së fëmijës së aksidentuar, është e mbajtur e fshehur nga policia.

Punonjësi i policisë, T, Gj, u shoqërua vetëm sot në komisariat.
Por sikur të mos mjaftonte ky fakt, punonjësi i policisë është lënë i lirë sot.

Ndërsa fëmija K.B ndodhet në spital në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak dhe po lufton me vdekjen.

Thuhet se polici do të procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja u bë publike vetëm pas denoncimit në mediat online nga qytetarët.