Lirohet rekruti i ISIS-it Julian Çela. Ekspertiza: Me çrregullime mendore

448
18-vjeçari Julian Çela që u arrestua si militant i ISIS në Siri pritet të lirohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi një ekspertizë psikiatrike e ka nxjerrë atë jo të rregullt mendërisht. Arrestimi i Çelës është bërë 7 muaj më parë, teksa ai është riatdhesuar nga autoritet greke në Shqipëri. Nga monitorimi i adresës së Facebook, Julian Çela kishte publikuar disa statuse me përmbajtje ekstreme, që përhapnin propagandën e organizatës terroriste ISIS. Njëherësh ai bënte thirrje për të shkuar dhe luftuar në Siri përkrah kësaj organizate, duke shtuar se vetë kishte dhënë pëlqimin për t’u bërë rekrut i kësaj organizate vrastare.
Mirëpo pas arrestimit dhe izolimit në burg, i riu ka pasur probleme mendore dhe për pasojë hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar kryerjen e një ekspertizë psikologjike, ku pas daljes së përfundimit ka rezultuar se 18-vjeçari nuk është i aftë mendërisht. Nisur nga kjo situatë prokuroria ka bërë revokimin e masës së “arrestit në burg” të dhënë 7 muaj më parë, duke kërkuar lirimin e Julian Çelës.
Sigal