Anëtarësimi i Kosovës, Jahjaga: Lajm fantastik nga UNESCO

487
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka konsideruar një lajm fantastik vendimin e Bordit Ekzekutiv për pranimin e Kosovës në UNESCO. Presidentja Jahjaga e ka bërë deklarimin e saj nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebook, ku shprehet: “Lajm fantastik nga UNESCO. Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s rekomandon kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Kërkesa tani i drejtohet Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor për votën e anëtarësimit. Vazhdojmë tutje me përkushtim për të avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin e vendit tonë”.
Sigal