Lezhë, mbytet peshkatari amator në Shëngjin

521
Një peshkatar amator është mbytur në vendin e quajtur Skalierat, në Shëngjin. Shtetasi Mark Ujka, sipas familjarëve, kishte dalë për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më. Policia bashkë me familjarët nisën kërkimet dhe e kanë gjetur 65-vjeçarin në ujë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe dallgëve që e kanë rrëmbyer peshkatarin nga bregu.
Sigal