Lezhë, finalizohet operacioni antidrogë “Panorama”

511
Me datë 15.08.2016, nga strukturat e DVP Lezhë, pas një punë hetimore me metoda speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni “Panorama” ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit: 
Kristian Pali , 24 vjeç, banues në Shkoder 
Klodian Osmani , 20 vjeç, banues në Shkoder 
Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në automjetin e tyre Benz me targa AA 711 MO , u konstatua lënda narkotike të cilën po e transportonin për shitje. 
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan : 
– 4.5 kg lëndë narkotike cannabis sattiva
– Automjeti tip Benz me targa AA 711 MO 
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal