“Lazarati” në Itali, shqiptarët kishin kultivuar mijëra rrënjë kanabis

428
Një operacion i policisë italiane në rajonin e Piemontes ka çuar sot në sekuestrimin e mijëra bimë kanabis dhe zbulimin e plantacionit më të madh të prodhimit të marijuanës në këtë territor. Sipas mediave italiane, hetimet tepër sekrete të policisë italiane kanë identifikuar se është një organizatë e përbërë nga shtetas shqiptarë, e cila merrej me prodhimin e marijuanës në këtë plantacion e trafikimin e saj në të gjithë rajonin e Piemontes.
Plantacioni me bimët e kanabis ishte i fshehur në një zonë pyjore në komunën e Albonese në provincën e Pavias dhe është zbuluar falë bashkëpunimit të trupave të policisë italiane në territor me forcat e ushtrisë dhe mbikëqyrjen nga ajri të një helikopteri të aeronautikës ushtarake. Është hera e parë që Policia italiane zbulon një plantacion kaq të madh të prodhimit të drogës në Piemonte. Deri me sot ishin të njohur vetëm raste trafikuesish të vegjël të drogës që prodhonin bimë kanabis në ambient shtëpiak. Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë të jenë tepër sekrete e gjurmimi i trafikimit të drogës në këtë territor ka bërë të mundur zbulimin e kësaj bande trafikantësh shqiptarë që prodhonte marijuanë duke rritur bimë kanabis në provincën e Pavias, dhe duke e trafikuar më pas në të gjithë rajonin e Piemontes.
Sigal