Laç, merret peng një person për disa orë, i grabisin edhe makinën

448
Disa persona të paidentifikuar kanë mbajtur peng një person në Laç të cilin pas edhe e kanë grabitur.
Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së datës 2 nëntor, ndërsa policia njoftoi sot rreth këtij rasti, pasi ka arritur të zbulojë makinën e vjedhur dhe jo autorët.
Sipas denoncimit të personit të dëmtuar, grabitësit e kanë ndaluar teksa ai ishte duke ecur me mjetin e tij. Prej aty e kanë futur në një banesë të braktisur dhe i kërkonin para të tjera.
Ata u larguan duke marrë me vete makinën “Golf” dhe 200 mijë lekë. Policia bën të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal