Skandali i përgjimit/ Italia tërheq shefin e misionit të Interforcës

465
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, edhe Italia ka lëvizur gurët e radhës. Shefi i Misionit Interforce në Tiranë, Michele Grillo është tërhequr nga detyra në Shqipëri, ndërkohë që nuk konfirmohet nëse ai është i shkarkuar nga ky post dhe kush do ta zëvendësojë atë. Gjatë javës së kaluar, ambasadori italian ishte në një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili e informoi atë se Prokuroria nuk po zhvillon hetime ndaj zyrtarëve apo punonjësve të Interforcës. Grillo u përmend nga mediat italiane pas publikimit të dyshimeve për aktivitetin e IMSI Catcher në Shqipëri, si një ndër njerëzit që kishte ndërhyrë për ta sjellë këtë pajisje në Shqipëri.
Sigal