Kush është shqiptari i ekzekutuar në Itali, dyshimet për krimin

214
Sigal

Shqiptari i vrarë ditën e djeshme në rajonin e Pisa, Itali është Elson Kalaveri, i arrestuar në Shqipëri për një plagosje të ndodhur në Mamurras disa vite më parë.

Atentati dyshohet se është bërë për hakmarrje nga një tjetër shqiptar. Policia Italiane dhe ajo shqiptare kanë ngritur grup të përbashkët hetimor. Kalaveri ka plagosur me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras, disa vite më parë.

Ndërkohë që mediat italiane kanë njoftuar për ngjarjen se një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën pas të shtënave me armë që u raportuan gjatë mbrëmjes së djeshme Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pisës. Rrethanat e ngjarjes sipas mediave italiane janë ende të paqarta, ndërkohë që hetimet vijojnë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga vendi ku ka ndodhur ekzekutimi.

Kalaveri është vrarë brenda në makinën e tij, ndërkohë që makina drejtohet nga nga një person tjetër. Më pas makina ka përshkuar disa metra më tutje për të kërkuar ndihmë në një lokal. Njerëzit u përpoqën që të jepnin ndihmën e parë, por nuk u arrit që të shpëtohej. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta në një zonë që nuk ishte e banuar. Sipas dëshmive të para thuhet se autorët janë larguar me një makinë me ngjyrë të errët.

Kërkimi për të arratisurit është duke u zhvilluar në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale, me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet. Qendra më e njohur më pak e largët është Volterra. Ndërkohë që mediat matanë Adriatikut shkruajnë se viktima ka pasur precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.

Plagosja në vitin 2014

Në vitin 2014 Kalaveri u konfliktua me Genti Keçin, fqinjin e tij. Ky i fundit e ndoqi për ta vrarë deri në komisariatin e Mamurrasit! Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit. Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, ka qëlluar me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit. Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit ka deklaruar se gjithçka e bëri për vetëmbrojtjeje.

Elson Kalaveri kishte hyrë në postën e policisë së Mamurrasit për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe 36-vjeçari Keçi. Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë. Kalaveri ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë. Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë.