Kthehej nga pushimet, kontrolli në aeroport zbulon 37-vjeçarin shqiptar të dënuar për vrasje

496
Sigal

Policia italiane gjatë një kontrolli rutinë në aeroportin italian, kanë zbuluar një shqiptar i cili ishte në kërkim për vrasje.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar rreth 37-vjeç, i cili po kthehej nga Stambolli dhe po pritej në aeroport nga gruaja e tij. Ata jetonin prej shumë vitesh në Itali.

Gjatë kontrollit policia i ka kërkuar dokumentet shqiptarit dhe ai i ka treguar dokumentet që e identifikonin si shtetasi A.H., 38 vjeç, me shtetësi kosovare.

Por pas verifikimit në sistem policia zbuloi mashtrimin, sepse shqiptari kishte ndërruar identitetin, duke qenë se ishte person në kërkim nga Interpoli.

Policia zbuloi se bëhej fjalë për shtetasin K. D., 37 vjeç me origjinë shqiptare. Ai ishte i dënuar në mungesë me 20 vite burg për një vrasje të kryer.