Krujë/ “Policët” terrorizojnë familjen me armë më pas vjedhin lekët dhe bizhuteritë

490
Sigal

Një familje në fshatin Tapizë të Krujës, është terrorizuar nga persona të armatosur dhe maskuar, të cilën kanë hyrë në banesë dhe kanë grabitur bizhuteri dhe të gjitha paratë.

Grabitësit kanë kërcënuar me armë familjen dhe më pas kanë marrë sendet me vlerë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme, në një orar kur familja ishte në gjumë. Tre personat kanë qenë me uniforma policie dhe të armatosur.

Policia bën me dije se është grabitur banesa e A.D, ndërkohë që asnjë prej autorëve nuk është ndaluar deri më tani.

“Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, – thotë policia.