Krimet e Rënda lënë në burg Shullazin

430
Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Emiljano Shullazin. Edhe Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda e ka lënë në burg të arrestuarin për gjobvënie dhe kërcënime. Shullazi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Ai u arrestua pak ditë më parë pas kërcënimeve ndaj rektorëve. Më pas ndaj ka bërë kallëzim penal edhe një grua, e cila akuzon Shullazin se i ka marrë pronën nën kërcënime. Në seancën e sotme Emiljano Shullazi nuk ka qenë i pranishëm.
Sigal