Vetëm pak minuta më parë drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës.
Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një motomjet deliver. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.





















