Korçë, 29 vjeçari arrestohet me 11 kg kanabis

428
Sigal

Një sasi prej 11 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa u sekuestrua nga policia në Korçë, duke çuar në pranga poseduesin e saj.

Policia lokale bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas-Maliq

“Shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë,  në fshatin Vreshtas, me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 9 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, sasi kjo e ndarë në pako. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Po punohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.