Kontrolle “blic”, arrestohen tunizianë, sirianë dhe kosovarë, dyshohen për trafikim

537
Policia gjermane e Rosenheim në 5 prill ka ushtruar një sërë kontrollesh në magjistralen A93, ku ka arritur të kapë shumë persona nga Siria, Tunizia dhe Kosova.
Ata dyshohet se kanë ndihmuar bashkëkombasit e tyre për emigrim ilegal, siç shkruajnë mediat gjermane.
Arrestimet kanë ndodhur gjatë kontrolleve të ndryshme, dhe të dyshuarit u janë dërguar organeve të drejtësisë në Bad Reichenhall.
Mes të kontrolluarve është edhe një automjet me targa italiane. Shoferi ishte kosovar dhe kishte dokumenta të rregullta italiane. Bashkëudhëtari i tij, 30 vjeç, nuk kishte dokumenta dhe leje qëndrimi në Gjermani. Bashkëudhëtarit i është ndaluar hyrja në Gjermani dhe i është dorëzuar policisë austriake.
29-vjeçari dyshohet se ka dashur të trafikojë bashkëkombasin e tij dhe ndaj tij është ngritur padi penale.
Sigal