Kontrabanduan fruta të thata nga Greqia në Bilisht, dy persona përfundojnë në komisariat

14
Sigal

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është konstatuar një kamionçinë e ngarkuar me disa kuintalë fruta të thata të cilat dyshohet se janë marrë në Greqi e janë kaluar nga mali drejt qytetit të Bilishtit.

Malli i transportuar nuk ka dokumentacion, ku drejtuesi i mjetit pritet të arrestohet nga policia dhe pasagjeri tjetër në mjet të vihet nën hetim.Ky nuk është rasti i parë kur konstatohen tentativa të kondrabandimit të mallrave, pasi janë konstatuar edhe tre raste të tjera me të arrestuar dhe të proceduar penalisht.