Arrestohet doganieri për shpërdorim detyre në Fier

450
Policia e Fierit ka ndaluar një punonjës të doganës për shpërdorim detyre. Gjithashtu një tjetër person është shpallur në kërkim për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”. Klevin Lamaj, 36 vjeç, me detyrë doganier në Doganën Fier. Ndalimi i tij u bë pasi nëpërmjet veprimeve abuzive, ky punonjës kishte favorizuar shtetasin S.S, duke i shmangur detyrimet doganore që duhet të kryente ky shtetas. Gjithashtu për shtetasin S.S., filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
Sigal