Kërcënoi dy qytetarë në Korçë, arrestohet 24-vjeçari – EMRI

43
Sigal

Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi është përfshirë në një konflikt një natë më parë në Korçë.

24-vjeçari Mirjan Sadiku duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa personave, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga 24-vjeçarin.

24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, me iniciale M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht një qytetar me iniciale F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve,  M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër”,- njofton Policia.