Kapet sasi rekord kokaine, operacioni më i madh në 10 vitet e fundit

Një sasi rekord kokaine prej 650 kilogramësh është sekuestruar në portin e Livornos në Itali. Sipas policisë kjo është një nga goditjet më të mëdha të rrjetrit të trafikut të kokainës në 10 vitet e fundit.

Mësohet se droga ka qenë e fshehur në një kontenier që transportonte kafe nga Hondurasi dhe si destinacion final kishte Barcelonën.

Sigal

Siç raportojnë mediat italiane droga ishte e ndarë në 582 pako në 23 çanta dhe ishte fshehur brenda kontenierit me kafe.

Lidhur me këtë operacion të Guarda di Finanza ka reaguar dhe ministri i jashtëm italian Mateo Salvini, e cili e konsideron një nga sukseset më të mëdhaja të autoriteteve.

“Në Portin e Livornos u konfiskuan 650 kg kokainë nga Policia Financiare dhe Agjencia Doganore. Faleminderit në emër të të gjithë italianëve”, shkruan Salvini në rrjetet sociale.