Ja kush është shtetasi suedez që u hodh nga kati i 3-të

443
Sigal
Një shtetas suedez u hodh sot nga kati i 3-të i një pallati në Tiranë, duke i dhënë fund jetës së tij. Burime nga policia thanë se ai është Jim Backlund, 40 vjeç me shtetësi suedeze. Ai punonte si menaxher i kazinosë “Regency”, me qendër te Taivani. Backlund jetonte në Tiranë me gruan e tij shqiptare, me të cilën kishte edhe një fëmijë. Ai u hodh nga kati i 3-të nga pallati ku banonte, në rrugën “Haxhi Kika”. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shtynë shtetasin suedez të kryente vetëvrasjen.