Identifikohet shqiptari që vdiq në Itali, u aksidentua pranë banesës së tij teksa kthehej nga puna

79
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë ku një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë ku viktimë ka mbetur 40-vjeçari shqiptar Alban Dushi. Ndërkohë janë mësuar detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik.

Mediat fqinje shkruajnë se Dushi po kthehej nga puna me mjetin e tij që pasi doli nga rruga, u përplas me një pemë.

Përplasja fatale ndodhi pak metra larg shtëpisë së tij ndërsa autoritetet thonë se i riu po kthehej në banesën ku jetonte prej disa javësh.

Sipas hetimeve fillestare, 40 vjeçari i lindur në Shqipëri është përplasur në trotuar menjëherë pasi kanë kaluar dy gra, njëra prej të cilave u plagos lehtë nga përplasja. Ndërkohë plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.